Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi në Islington, në very të Londrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë para një pabi, ku një grumbull njerëzish po prisnin radhën për të hyrë.
Dy meshkuj dhe një femër u plagosën pasi një makinë u fut në mes të turmës. Policia gjeti në vendin e ngjarjes një thikë, ndërsa një tjetër ndodhej në makinë. Në lidhje me sulmin janë arrestuar katër persona, meshkuj të moshës 17-19 vjeç.
Frika është shtuar në Londër pas sulmit në urën Westminster të mërkurën, por policia ka nxituar të sqarojë se rasti në fjalë nuk është sulm terrorist.
Dëshmitarët i kanë thënë “Daily Mail” se kanë parë makunën të futej në turmën që priste para pabit “Old Queen's Head”.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.



