Mediat zbulojnë skandalin: Rita Ora dha ryshfet që t’i bëhet festa e ditëlindjes dhe fansat janë të zemëruar

Mediat zbulojnë skandalin: Rita Ora dha ryshfet që t’i bëhet festa e ditëlindjes dhe fansat janë të zemëruar

Të thuash që fansat në Britani janë të mërzitur me Rita Orën, është pak. Në nëntor të 2020-s, këngëtarja organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, ndërkohë që qeveria kishte ndaluar grumbullimet apo eventet e ngjashme për shkak të Covid.

Tashmë sipas një artikulli të publikuar nga TMZ, Rita Ora dyshohet se ka dhënë ryshfet në restorant për të thyer rregullat e COVID. Media ka publikuar detaje të reja në lidhje me festën e ditëlindjes, përfshirë edhe shumën që Ora thuhet se pagoi për ta realizuar.

Sipas TMZ, një përfaqësues i këngëtares me origjinë shqiptare kërkoi një tavolinë për të festuar ditëlindjen e saj të 30-të në 28 nëntor 2020, duke ofruar gati 7,000 dollarë për një vend. Sipas raportimeve shefi i restorantit, Scottie Bhattarai, ra dakord për marrëveshjen, ndërsa më pas ka pohuar se e bëri këtë nga ‘lakmia për paratë’. Bhattarai tha se shumica e stafit të kishin liridalje, kështu që ishte ai që e bëri më të lehtë mundësinë për të realizuar festën. Lista e të ftuarve thuhet se përfshinte një numër të personazheve të njohur, si Cara Delevingne dhe motra e saj, Poppy.

Ora më herët kërkoi falje për gabimin, ndërsa tha se vendimi "ishte një nxitje e momentit, që u mor me pikëpamjen e gabuar se po dilnim nga bllokimi dhe kjo do të ishte në rregull”.

Pas zbulimit të detajeve të reja, përdoruesit e rrjeteve sociale janë zemëruar me shumë me këngëtaren, ndërsa nga dita e djeshme vijojnë komentet e tilla:

“Të vijë turp! Ka njerëz që vdesin dhe ju përdorni paratë për të marrë atë që doni”;

“Pse ata gjithmonë mendojnë se janë mbi ligjin, për shkak të famës”;

“Ndërsa infermierët dhe mjekët janë shkatërruar fizikisht, mendërisht dhe psikologjikisht, duke punuar me paga të ulëta, dhe familjet që janë në zi, Rita Ora po përhap virusin në festën e saj të paligjshme të ditëlindjes! Çfarë dive egoiste!”.

Rita Ora nuk ka reaguar më lidhur me artikullin e fundit!

Burimi: Elite Daily

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy