Llabani: Ajola Xoxa është larguar bashkë me djalin në një vend të BE-së. Brenda shkurtit mund të ketë masë ndaj Veliajt (VIDEO)

Llabani: Ajola Xoxa është larguar bashkë me djalin në një vend të BE-së. Brenda shkurtit mund të ketë masë ndaj Veliajt (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se brenda shkurtit mund të kemi një masë sigurie të vendosur ndaj kryebashkiakut Veliaj. Po ashtu Llabani tha se Ajola Xoxa është larguar nga Shqipëria bashkë me djalin në një vend të BE-së ndërkohë që dhe Arbër Veliaj nuk pranon të kthehet për të dhënë dëshmi në SPAK.

Kemi pasqyrë të qartë. Veliaj është këtu, prezent, është njeri i lirë për momentin, po zhvillohen hetime ndaj tij. Janë 4 hetime, të cilat janë ngritur ndaj Veliajt.

Është e çuditshme fakti që sot që flasim vëllai i Veliajt nuk ndodhet në Shqipëri. Ka pasur disa kërkesa nga SPAK që ai të dëshmojë. Arbër Veliaj nuk është paraqitur, dihet që prej kohësh ai jeton në Austri, jka një shtëpi atje ku jeton atje prej vitesh. Duket që Arbër Veliaj  i ka bërë bisht hetimit dhe nuk pranon të kthehet në Shqiëpri. Prokurorët me kërkesë të tyre dhe vendim të gjykatës, banesa e Arbër Veliaj ka pasur kërkesë për t’u kontrolluar e gjitha. Edhe për Erion Veliaj e ka bërë, pavarësisht se pati një lloj pengese për ta shmangur dhe për ta vonuar si proces, edhe për Arbër Veliaj ka pasur një urdhër për kontroll banese, çka e bën atë jo më pak të ndjeshëm ndaj hetimeve. Edhe Ajola Xoxa nuk ndodhet në Shqipëri. Thuhet se është larguar bashkë me fëmijën në një vend të BE. Veliaj ka mbetur i vetëm përballë akuzave të supozuara të SPAK.

Brenda shkurtit mund të kemi masë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy