
Qeveria polake planifikon të rrisë dënimin për pedofilët pas shfaqjes së një dokumentari të ri të fuqishëm për abuzimin e priftërinjve ndaj të miturve.
“Mos i thuaj kujt”, nga gazetari i pavarur Tomasz Sekielski, është parë 15 milionë herë që kur është postuar në YouTube të shtunën.
Qeveria Drejtësi dhe Ligj, e cila është e lidhur ngushtë me kishën katolike, tha se parlamenti do t’i diskutojë në pak ditë ndryshimet e propozuara.
“Pedofilia nuk është trajtuar si duhet nga sistemi ynë gjyqësor”, tha për gazetarët kryeministri Mateusz Morawiecki.
Nëse miratohet nga Parlamenti, dënimi për përdhunimin e një fëmije nga 15 vjet do të rritet në 30 vjet.
“Mos i thuaj kujt” tregon për takimet e viktimave me abuzuesit e tyre, priftërinjtë pedofilë dhe dënon hierarkinë e kishës për ligjet e dobëta ose mungesën e tyre.
Kryepeshkopi polak, Tomasz Polak tha se ishte shumë i prekur nga dokumentari i Tomasz Sekielskit dhe kërkoi ndjesë për lëndimet e shkaktuara nga njerëzit e kishës.



