Italianët, “të padëshiruarit e Europës” (VIDEO)

Italianët, “të padëshiruarit e Europës” (VIDEO)

Italianët do të duhet të kënaqen me pak destinacione këtë vit  sepse turistët me prejardhje nga Italia nuk janë për momentin “të dëshiruar” në shumë vende europiane.

Kjo evidentohet nga “Corriere” në Itali që tregon se cilat janë vendet ku mund të pushojnë italianët këtë vit. Në listën e vendeve mikpritëse figuron edhe Shqipëria.

‘Corriere’ evidenton se “dyert hapen nga fillimi i qershorit edhe nga Shqipëria” ndërsa Serbia i ka hequr vulat në kufi që prej 22 majit. Kosova ndërkohë, do të lejojë hyrjen e turistëve nga mesi i muajit qershor.

Pas shumë pikëpyetjeve edhe Kroacia që varet fort nga turizmi do t’u lejojë italianëve që të shijojnë detin e mrekullueshëm të saj por duhet bërë më parë rezervim.

Në të njëjtën linjë është edhe Sllovenia, dhe po ashtu edhe Lituania.

Mes  JO-ve më të forta është ajo e Greqisë që javën e kaluar ka njoftuar listën e 29 shteteve, turistët e të cilëve mund të vizitojnë vendin duke nisur nga 15 qershori. Lista mund të përditësohet në fillimet e muajit korrik, ndaj turistët italianë mund të shpresojnë akoma. Dyert për turistët italianë janë mbyllur në 22 vende europiane. Në krye të listës është Austria që nga 15 qershori do të lejojë qarkullimin e lirë pa asnjë kontroll me Gjermaninë, Zvicrën e Lihtenshtejnin por jo me Italinë, që konsiderohet akoma si burim infeksioni.

Por cilat janë vendet që duhen marrë në konsideratë për pushimet pas karantinës?

Franca sigurisht ku nga 15 qershori do të hiqen kontrollet kufitare. Për të hyrë mjafton një vetë-certifikim i shëndetit të mirë. Edhe Holanda hapet pa kushte për qytetarët e BE-së si dhe Portugalia me sloganin ‘Të pastër dhe të sigurtë” (Clean & Safe) mirëpret turistët e huaj. I njëjti diskutim bëhet për Spanjën që pas një muaji do të heqë detyrimin e karantinës për turistët e huaj. Turqia nuk do të heqë dorë nga turistët e huaj dhe në mesin e qershorit do të hapë kufijtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy