Andoni: Korrupsion i frikshëm, mendoj që do jetë mandati i fundit i Ramës. Ulëritëse nevoja për një ofertë të re (VIDEO)

Andoni: Korrupsion i frikshëm, mendoj që do jetë mandati i fundit i Ramës. Ulëritëse nevoja për një ofertë të re (VIDEO)

Analisti Ben Andoni deklaroi në MCN Live se mendon që ky duhet të jetë mandati i fundit i Ramës si kryeministër i vendit. Andoni tha se ky mandat po mbyllet në mënyrën më të padenjë, me një korrupsion të frikshëm dhe demokraci që lë për të dëshiruar. Andoni tha se është ulëritëse ardhja e një oferte të re për shqiptarët. “Përveç përçarjes të PD dhe angazhimit total të PS nuk pas ndonjë zhvillim të madh. Problemi më themelor lidhet me ndarjen territoriale, dhe në mendimin tim është problem kryesor ku duhet të atashohen forcat në pjesën e mbetur të legjislaturës. E dyta është ligji zgjedhor. PD e dy krahëve duhet të angazhohet totalisht për një ligj zgjedhor tjetër dhe na duhet një ligj territorial tjetër. Është e vërtetë ajo që thotë z.Ndoka, z.Rama ka një fuqi totale tashmë në shtetin tonë. Gati është e pamundur të ndryshosh parametrat. Por mendoj që opozita duhet të vijë me një ofertë krejt të re, sepse pjesën më e madhe po e merr beteja e brendshme e tyre. Një problem i madh tjetër është në mënyrën si po zhvillohet demokracia jonë, duket që s’ka hapësira, dhe gjithmonë e më shumë po lë gjithmonë e më shumë për të dëshiruar në parametrat demokratike. Le të shkojmë në pushtetin ligjvënës. Po ta shohësh me kujdes retorika boshe që bëhet ka bërë që shumë ligje të kalojnë menjëherë, ndërkohë që vendi jonë ka nevojë ulëritëse që grupet e interesit të përfshihen më shumë, zëri i opozitës të jetë gjithmonë e më profesional. Për mendimin tim ky duhet të jetë mandati i fundit Ramës, një mandat që ai po e mbyll në mënyrën më të padenjë me gjithë ato gjëra që po ndodhin, një korrupsion i frikshëm, një demokraci që lë shumë për të dëshiruar, ajo që u zbulua në SHBA me interferimet që janë bërë. Edhe në demokracinë e brendshme brenda PS. Po dua që PD të ketë një fytyrë të vetme, ose nëse nuk e arrin këtë, të krijojë dy formacione të ndara dhe të vijë një ofertë e re për shqiptare. Është gati ulëritëse të vij një ofertë e re për shqiptarët”, tha Andoni. Duke iu drejtuar ish-deputetit Nard Ndoka, Andoni tha: "Shqiptarët duan një model të ri ekonomie që shteti të mos jetë punëdhënësi më i madh. Edhe administrata e tanishme dhe më përpara është shfrytëzuar në mënyrën më të turpshme për zgjedhje. Bëjeni Shqipërinë një vend kapitalist. Mos bëni atë që bëri Basha, të abandononi reformën territoriale. Duhet të afroni frymën e re, të bëni kalkulime ku çaloni, si do afroni shtresën gri. Shqiptarët s’duan të votojnë më, nuk shohin më alternativë te të dy forcat".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy