Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, deklaron se ka informacione të qarta që Soros ka ndërhyrë për kapjen e sistemit të drejtësisë nëpërmjet personazheve të tij duke ia bërë dhuratë Kryeministrit Edi Rama.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se brenda pak ditësh do të caktohet ambasadori amerikan në vendin tonë dhe do ndikojë në funksionimin e drejtësisë dhe SPAK.
Ndoka tha ndër të tjera se Alex Soros ka pasur 12 personazhe të cilët kontrollonin SPAK dhe sistemin e drejtësisë.
Mendoj se sistemi i drejtësisë është çliruar nga Sorosi, por do e çlirojmë komplet. Berisha thotë se do të marrin konsulencën e Komisionit të Venecias se ka prova bindëse se disa prokurorë kanë lidhje me kriminelë. Por kjo nuk e implikon gjithë institucionin.
Gjithsesi do e kemi një farë konturi, kur i ngarkuari me punë i SHBA do të vijë.
Përfaqësuesi i SHBA do investohet t’iu mbyllë gojën të dy palëve politike.
Alex Soros ka pasur 12 personazhe që kontrollonte sistemin e drejtësisë dhe SPAK.
Në momentin që vjen ambasadori të paktën SPAK merr një lloj investimi dhe mbështetje maksimale.
Është një bashkëpunim mes SHBA dhe SPAK dhe nuk mund të bëjë si trim askush nga politika shqiptare.
Mua më rezulton se kanë ardhur disa përfaqësues amerikanë, personazhe të cilët nuk janë hetuar, kanë ngecur disa dosje.
Sali Berisha edhe deklaratat që bën nuk i bën asnjëherë pa pasur asnjë lloj informacioni apo dosje.
Berisha asnjëherë nuk ka vendosur një shenjë barazie për të gjithë.
Është marrë me emra të përveçëm kur ka pasur të dhëna të sigurta se këta personazhe kanë bashkëpunuar me botën e krimit dhe nuk kanë hetuar.
Opozita ka bërë publike atë pjesë që nuk funksionon, por që është nën interferimin e mazhorancës.
Edhe vetë Berisha nesër në mazhorancë, do jetë pa diskutim në një linjë me SHBA.
Janë aleatët tanë që janë investuar tërësisht me SHBA-në.



