Ka shkuar në 2122 numri i të vdekurve në Marok pas tërmetit që goditi vendin të premten mbrëma.
Sipas shifrave të raportuara 2400 persona janë të plagosur rëndë.
Mijëra njerëz e kaluan natën jashtë, ndërkohë që operacionet e kërkim shpëtimin vijojnë ende.
Ndërkohë Ministria e Brendshme në Marok në një deklaratë për mediat sqaroi se kishte pranuar vetëm ndihmën e ofruar nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.



