Pula: Protesta e veteranëve, akumulim i një pakënaqësie prej vitesh! Lufta në Ukrainë, këmbanë për Brukselin që të shtojë vëmendjen ndaj Kosovës

Pula: Protesta e veteranëve, akumulim i një pakënaqësie prej vitesh! Lufta në Ukrainë, këmbanë për Brukselin që të shtojë vëmendjen ndaj Kosovës

Analisti Shqipërim Pula tha përmes një lidhje “Skype” më studion e lajmeve të MCN TV se protestat e veteranëve në Kosovë vijnë si pasojë e një akumulimi prej vitesh edhe pasi të gjithë ata janë grupuar në një kategori të vetme.

Ligji mbi Trust-in ka pësuar një ndryshim në kohën e pandemisë qytetarëve i është mundësuar një tërheqje prej 10% , dhe tani ka pasur një iniciativë për të bërë një tërheqje 30% ka pasur dhe propozime të përshkallëzohet në 10-20-30 %. Ka pasur një hezitim dhe kundërshti nga ana e qeverisë për të mos aprovuar një nismë të tillë përsa i takon tërheqjes. Opozita është e bindur se qytetarti ka nevojë për një tërheqje të tillë.

Për protestën e veteranëve ka dy të vërteta, dhe vërteta e hidhur është se kemi dhjetëra veteranë që kanë bërë vetëvrasje si rezultat i një gjendje të rënduar ekonomike dhe mospasjes së një pune. Nuk është kategorizuar çështja e veteranit luft¡tar, pjestar etj, dhe të gjithë janë grupuar në të njëjtin grup dhe janë krijuar pakënaqësi. Me këto protesta është një akumulim i një pakënaqësie prej vitesh dhe jo së fundmi. Kemi mjaftueshëm tema për t’i trajtuar dhe jo këto tema që duhet të gjenin tema vite më parë. Kjo temë është e rënduar për atë kategori.

Pula tha se kërkesa e djeshme e Ramës në Ukrainë për njohjen e Kosovës  është krejtësisht normale deh se nuk sheh asnjë lajm tek kjo pjesë.

Për mua nga vlerësimi i im një kërkesë e tillë nuk përbën aspak lajm, kryeministri ka obligim ta kërkojë njohjen e Kosovës, është e zakonshme, një rikujtim i tillë është krejtësisht normal.

Pula tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur dhe se ai nuk është burimor, por po mbikqyret nga faktorë të tjerë. Analisti shtoi se politika obstructive e Serbisë ka bërë që dialogu dhe tema të tjera shumë të rëndësishme të mbetet mbrapa.

Juve e dini që prej kohësh dialogu ka një ngecje, një neglizhencë të theksuar. Nuk duhet harruar që nga korriku i 2010 ku Gjykata ka konfiruar të drejtën e Kosovës për pavarsi Serbia e ka minuar Kosovën sa herë i është dhënë rasti. Kjo e ka bërë më komplekse marrëdhënien dhe e ka zbehur dialogun. Dialogu po imponohet dhe mbikqyret nga faktorë të tjerë. Po harxhohet energjia në ndërtimin e raporteve që nuk duhej të kishte vëmëndje. Një politikë obstruktive Serbisë ka bërë që në të mbetemi mbrapa jo vetëm në dialog por në shumë tema të tjera të rëndësishme.

Pula tha gjithashtu se lufta në Ukrainë ka qenë një lloj këmbane dhe për Brukselin që të shtojë vëmendjen ndaj Kosovës.

Lufta në Ukrainë nuk do duhet të përdorej për Brukselin zyrtar për të pasur vëmendje ndaj Ballkanit dhe Kosovës. Të gjithë e dinë që ne kemi tema të pambyllura për shtetësinë, integritetin. Një haresë e qëllimshme apo jo nga Brukseli zyrtar, por nëse konsiderohet si e tillë mund të themi se ka pasur një letargji ndaj domodoshmërisë që BP të ketë një avancim përsa i takon zhvllimit, fqinjësisë, politikave demokratike. Duhet pasur parasysh se zhvillimet në Ukrainë dhe kërcënimet në vendet përreth kanë qenë një lloj këmbane dhe për Brukselin që të shtojë vëmendjen ndaj Kosovës.

Ardhja e klancelarit tregon seriozitet të Gjermanise. Gjermania është superfuqi dhe ndikimi i saj është i pakontestueshëm dhe ardhja e të tjerëve tregojnë që Kosova ka nevojë për mbikqyrje, këshilla por edhe për një sforcim të atyre marrëdhënieve që janë të zbehura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy