Britania pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael

Britania pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael

Sekretari i Jashtëm David Lammy ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po pezullon rreth 30 licenca pwr eksportin e pajisjeve ushtarake.

30 licencat (nga gjithsej rreth 350) përfshijnë komponentë për avionë ushtarakë, helikopterë, drone dhe artikuj që lehtësojnë shënjestrimin në tokë.

Zyrtarët thonë se qeveria ka arritur në përfundimin se ekziston një rrezik i qartë që artikujt e eksportuar në Izrael mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Zyrtarët theksojnë se kjo nuk është një embargo armësh dhe se vlerësimi i qeverisë nuk është krijuar për të paragjykuar rezultatet e punës nga gjykatat ndërkombëtare, si ICJ dhe ICC.

Grafiku tregon armët se cili vend furnizon me armë Izraelin

Vlerësimi i qeverisë bazohet në tre kategori të veçanta brenda Kritereve Strategjike të Licencimit të Eksportit (SELC): ofrimi dhe aksesi humanitar, trajtimi i të burgosurve dhe kryerja e fushatës ushtarake.

Rishikimi i qeverisë arriti në përfundimin se kishte pasur shkelje të mundshme të së drejtës humanitare ndërkombëtare në dy fushat e para, por se mungesa e provave të verifikueshme do të thoshte se nuk ishte e mundur të merrej një përcaktim për zhvillimin e fushatës ushtarake.

Qeveria Britanike ka qenë nën presion për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin, pasi shqetësimet janë rritur për numrin e të vdekurve në Gaza dhe shkatërrimin e gjerë të infrastrukturës civile.

Kritikët thonë se eksportet e armëve nga Mbretëria e Bashkuar në Izrael mund ta bëjnë Britaninë bashkëpunëtore në shkeljet e supozuara të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Mbretëria e Bashkuar nuk është një furnizues kryesor i armëve për Izraelin, i cili merr shumicën e armëve nga SHBA dhe Gjermania.

Kriteret Strategjike të Licencimit të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar, parandalon shitjet e armëve "nëse ekziston një rrezik i qartë që sendet mund të përdoren për të kryer ose për të lehtësuar një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar".

Izraeli këmbëngul se forcat e tij punojnë për të shmangur viktimat civile dhe akuzon Hamasin për vendosjen e qëllimshme të civilëve në vijën e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy