Regjisori Kastriot Çipi foli në emisionin “Arnautistan” mbi praninë e Kinës në Shqipëri, ku përmendi filmat e transmetuar nga RTSH-ja.
Duke iu referuar kontratave me RTSH-në, regjisori ironizoi faktin që ne do të dërgonim gazetarë për specializim në Kinë.
Po ashtu ai tha se në Insitutin Konfuci vendosen objekte të artit komunist kinez.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë që shqiptarët kanë mendim shumë pozitiv për Kinën! Kina është modeli i diktaturës komunisto-fashiste.
Vetëm marrim, nuk i japim asgjë Kinës! Thoma Gëllçi thotë që patjetër në dobi të lidhjes së zemrave mes dy popujve duhet t’i japim ne filmat kinezë. E di çfarë filmash po na japin? Filmat që flasin mirë për qeverinë kineze. Tjetër kontratë, ‘Panda kineze’, sepse Shqipëria duhet të njihet me arritjet e mëdha të shokut Xi! E di çfarë përfiton RTSH përveç se merr programe falas, do dërgojë gazetarë për specializim në Kinë! Në Kinë do mësojmë ne të bëjmë gazetari?! Ti doje të shkoje te BBC e CNN apo... Instituti Konfuci në Tiranë shpërndan diploma, dhe shkon ambasadori dhe dhuron objekte arti kinez, të cilat thotë ai duhen vendosur në muret e fakultetit! Merre të gjithë artin komunist kinez edhe afishoje!
56 për qind e shoqërisë shqiptare mendon që është pozitive shoqëria kineze. Në Serbi kinezët janë më pak të pëlqyer se sa në Shqipëri. Janë 1 mijë artikuj në 5 vjet, shumica e të cilëve e paraqesin pozitivisht Kinën”.



