Rritja e çmimeve Ibrahimaj: Mbikëqyrje e përditshme për karburantet dhe produktet e shportës

Rritja e çmimeve Ibrahimaj: Mbikëqyrje e përditshme për karburantet dhe produktet e shportës

Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e karburanteve në vend janë rritur me 24%, ndërsa disa produkte ushqimore kanë filluar të shfaqin rritje. 

 

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin maksimal të naftës në 203 lekë/litër dhe se monitorimi i çmimeve po kryhet në bazë ditore për të shmangur abuzimet.

 

Ne kemi nisur monitorim ditor në bashkëpunim me INSTAT dhe do të dalim në terren për të verifikuar çmimet, duke garantuar që të mos ketë spekulime,” tha Ibrahimaj, duke shtuar se janë në fokus kryesisht shtresat në nevojë dhe pensionistët. 

 

Ajo theksoi se ndërhyrja e shtetit në çmime është e pamundur, por do të ofrohet suport për familjet më të prekura në rast rritjeje të vazhdueshme.

 

Ministrja gjithashtu shpjegoi se ngritja e Bordit të Transparencës u bë pas një mosreflektimi të menjëhershëm të uljeve të çmimeve në bursë nga tregtarët dhe se çmimet do të qëndrojnë nën monitorim derisa të rikthehen në nivelet para krizës. 

 

Ibrahimaj sqaroi se marzhet e vendosura për shumicën dhe pakicën janë minimale, jo fitim, dhe kanë për qëllim mbulimin e shpenzimeve të kompanive, duke ruajtur stabilitetin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

 

Qëllimi ynë është të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim në konsumatorët shqiptarë dhe që tregu të funksionojë normalisht, pa abuzime,” përfundoi ministrja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy