Austri/ E djathta ekstreme për herë të parë në një koalicion qeverisës

Austri/ E djathta ekstreme për herë të parë në një koalicion qeverisës

Një parti e së djathtës ekstreme bëhet për herë të parë pjesë e qeverisjes në Europë. Partia e Lirisë në Austri do të jetë në koalicionin e qeverisë së re që pritet të nisë punën javën e ardhshme.

Fituesi i zgjedhjeve, Sebastian Kurz, i Partisë Popullore, dhe Heinz-Christian Strache, i Partisë së Lirisë, u takuan të shtunën në Vienë me Presidentin Alexander Van der Bellen, për t’i paraqitur marrëveshjen.

Një nga pikat ku bashkohen Partia Popullore dhe ajo e Lirisë është qëndrimi kundër emigracionit.

“Ne dua t’ia lehtësojmë barrën taksapaguesve … dhe mbi të gjitha duam të rrisim sigurinë në vend, përfshirë përmes luftës kundër imigracionit”, tha i Kurz.

Pas valës së rritur të emigracionit në Europë në 3 vitet e fundit, të dyja partitë kanë premtuar se nuk do të lejojnë përsëritjen e një fluksi tjetër emigrantësh.

Sebastian Kurz dhe Partia e tij Popullore fituan zgjedhjet në tetor. 31-vjeçari Kurz, i cili ka mbajtur vitet e fundit postin e ministrit të Jashtëm, do të bëhet udhëheqësi më i ri në botë. Strache do të mbajë detyrën e zëvendëskancelarit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy