Zgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Lista Serbe po kryen votim të organizuar dhe po ushtron presion të votuesit (VIDEO)

Zgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Lista Serbe po kryen votim të organizuar dhe po ushtron presion të votuesit (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjet lokale që po mban sot Kosova tha se deri më tani procesi po plotëson standardet dhe pjesëmarrja është relativisht e mirë. Elezi tha se hija e zezë e zgjedhjeve është ndërhyrja e Beogradit zyrtar përmes Listës Serbe. Ai theksoi se Lista Srpska po ushtron presion te votuesit serb, që kanë shkuar të votojnë në mënyrë të organizuar, çka bie në kundërshtim me ligjin. 

 

Kosova ka krijuar një përvojë në organizimin e zgjedhjeve. Deri në këto momente Kosova po e plotëson standardin. Janë angazhuar 6500 zyrtarë policorë për mbikëqyrjen e procesit dhe janë angazhuar 100 prokurorë, për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë dhe veprat penale. Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është relativisht e mirë, 20 për qind deri më tani u janë përgjigjur ftesës për të votuar. Nuk është vërejtur ndonjë incident apo rast që dëmton procesin zgjedhor. 

 

Duket se procesi do të mbyllet me performancë të mirë sa i takon zbatimit të ligjit, dhe do kemi një pjesëmarrje diku 40 për qind. Është për t’u theksuar pjesëmarrja e madhe e komunitetit serb në 4 komunat me shumicë serbe. Ka një votim të organizuar që bie në kundërshtim me ligjin. Lista Sprska po ushtron presion ndaj qytetarëve që në mënyrë të organizuar, në grup, të shkojnë në kutinë e votimit dhe të votojnë këtë strukturë politike. 

 

Presidenti serb kishte premtuar vende pune në 4 komuna, duke bërë një përpjekje për të cenuar integritetin territorial në Kosovë. Besohet se Lista Srpska po organizon bartjen e qytetarëve me metoda të ndryshme, transportimin në vendvotime dhe kontrolle si po votohet dhe për cilat parti do votohet.  Vuçiç ka treguar prova se është duke i kontrolluar zgjedhjet te votuesit e Listës Srspka dhe kjo është ajo hija e zezë që bie në procesin e mirë zgjedhor që po zhvillon Kosova. Kemi numër të shtuar të forcave ndërkombëtare. 

 

Fokusi është me të drejtë te 4 komunat me shumicë serbe, qoftë nga forcat ndërkombëtare dhe FSK-ja. Është e pritshme që pas këtyre zgjedhjeve do kemi fitues nga komuniteti serb në 4 komunat. Do konsiderohet një lloj humbje e pushtetit të Kurtit në atë zonë. Në momentin që do udhëhiqen nga Lista Serbe do kenë komunikim me Beogradin zyrtar dhe kontrolli në këto zona do të humbë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy