Norvegjia do t’i bëjë një dhuratë bujare fqinjit të saj, Finlandës. Në 100-vjetorin e pavarësisë së Finlandës, norvegjezët do t’u dhurojnë fqinjëve një mal. Gjeofizikani norvegjez Bjørn Geirr Harsson thotë se ka qenë ai që e ka propozuar një dhuratë të tillë.
“Ideja më erdhi në vitin 1972, kur bëra një studim të relievit në zonat kufitare. Pashë se pika më e lartë në Finlandë ishte një kodër, ndërsa në Norvegji një mal. Kështu që i shkrova Ministrisë së Jashtme dhe u propozova t’u dhurojmë finlandezëve një mal, që edhe ata të kenë një majë mali. Shumë vende të botës luftojnë me fqinjët për të zgjeruar territorin, por në Norvegji po e bëjmë këtë pa na e kërkuar njeri dhe pa kërkuar gjë mbrapsht.
Edhe kryetari i Bashkisë së Kåfjord, ku ndodhet mali në fjalë, thotë se ideja është shumë e mirë dhe shpreson të shërbejë si mesazh për vendet që kanë konflikte për kufijtë.



