
Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, janë fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur.
Kjo është diçka që nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t'i pranojmë, ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse.
Nënkryetari i bashkisë së Buçha-s thotë se më shumë se 360 civilë u vranë, me rreth 260-280 të varrosur në një varr masiv nga banorë të tjerë.



