Janë regjistruar 786 raste të reja me Covid-19 nga 2592 testime të kryera për 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë raporton gjithashtu një numër të lartë viktimash, ku 11 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sipas njoftimit zyrtar të MSH-së, viktimat janë regjistruar në këto qytete:
Një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Numri i të shëruarve për 24 orët e fundit është 349 duke çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 14,565.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
COVID-19 – Tabela ditore
Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592
Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148



