
Kompania Pfizer dhe BioNTech ka njoftuar se ka përfunduar procesin e aplikimit për miratim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për vaksinën e përditësuar kundër Covid-19 .
Vaksina e përditësuar është një vaksinë bivalente dhe, përveçse lufton virusin e vjetër, është përshtatur edhe me nënvariantin Omicron BA.1 .
Aplikimi për miratim aktualisht ka të bëjë me administrimin e personave të moshës 12 vjeç e lart .
Të dhënat e vëna në dispozicion në javët e fundit nga kompania dhe të dorëzuara në Ema treguan se vaksina e re shkaktoi një përgjigje imune superiore ndaj Omicron BA.1 krahasuar me vaksinën aktualisht në treg.



