
Mirel Mërtiri, pronari i inceneratorëve, në një dalje për mediat tha se SPAK ka falsifikuar dokumentat, ndër to dhe kalimin e parave nga inceneratorët në kompanitë e Lefter Kokës.
Mërtiri tha për SyriTv se dosja është falsifikuar nga personi që ka përgatitur dosjen. Mërtiri akuzoi Klodian Brahon për falsifikim të dosjes, që sipas tij e ka bërë për të mbrojtur interesat e dikujt.
“Ato lekë nuk kanë kaluar të kompanitë e Lefter Kokës. Nëse kjo që them unë është e vërtetë, që kanë devijuar hetimet e dosjes. SPAK ka falsifikuar dokumentet e kalimit të vlerës në kompanitë e Lefter Kokës.
Askush nuk po thotë që veprimet financiare nuk janë kryer. Dosja është e falsifikuar dhe për këtë duhet të pyesni zotin Klodian Braho.
Dosja është e stisur, nga personi që e ka përgatitur dosjen. Klodian Braho e ka stisur këtë dosje e ka bërë për arsye për ti shërbyer dikujt në politikë ose në privat.
Provat janë vendosur si ka dashur prokurori i SPAK për të më sulmuar mua dhe familjen time, për të mbrojtur interesat e dikujt që nuk është përmendur nga në dosje ose për të mbrojtur interesat e dikujt që ka dashur që kjo dosje të jetë në SPAK.”



