
Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest me burg me afat 60 ditor për 4 nga të arrestuarit e përfshirë në skemën piramidale online ‘XUEX', Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi .
Gazetarja Evi Gjini në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të MCN TV tha se kjo masë është vendosur derisa prokuroria të grumbullojë prova të tjera për t’i shqyrtuar.
Për dy kamarierët, Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj Gjykata e Fierit ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.



