Një makinë e vjetër që del në shitje, një vajzë që ka përshkuar më te rreth 200 mijë kilometra dhe një i dashur regjisor. Ky ka qenë kombinimi që ka bërë të shpërthejnë ofertat në E-bay dhe videoja që prezanton mjetin të bëhet virale.
Pasi videoja është publikuar, ofertat kanë arritru deri në 50 mijë euro për një Honda Accord të vitit 1996 me kilometrazh mbi 200 mijë km.
E megjithatë, diçka nuk ka shkuar siç duhet, pasi pavarësisht reklamës mbresëlënëse dhe ofertave pa fund, makina është ende në shitje për vetëm 499 dollarë. E-bay e ka shpjeguar këtë me një defekt që ka shkaktuar fshirjen e publikimit të parë, por shumë kanë dyshime për këtë fakt.
Mjeti në shitje është përdorur nga Carrie Hollenbeck, e fejuara e ideatorit të spotit Max Lanman. Hollenbeck e ka pasur makinën që nga kohët e gjimnazit dhe ishte shumë e lidhur me të. Ajo ka blerë një të re, model “Chevrolet Volt”,makinë elektrike që kushton 30 mijë dollarë.
Në spot, protagonistja është një aktore me emrin Anne Marie Avey.



