Një pedagoge në Argjentinë ka ndërruar jetë para studentëve gjatë një takimi virtual në Zoom. Paola De Simone, 46 vjeç ishte infektuar me koronavirus, por nuk hezitonte të ishte pjesë e takimeve virtuale me nxënësit e saj. Dyshohet se vdekja e menjehershme ishte pasojë e një ataku nw zemwr.
Simptomat e para të Covid-19, siç ajo vetë kishte thënë në rrjetet sociale, ishin shfaqur në korrik dhe që nga ajo kohë ajo çdo ditë përkeqësohej.
“Me pikëllim të thellë duhet të shpallim vdekjen e Paola Regina De Simone, mësuese e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Paola ishte një mësuese e pasionuar dhe e palodhur, profesioniste e shkëlqyer, me mbi 15 vjet mësimdhënie në universitetin tonë. Mendimet tona i drejtohen familjes saj, në një moment kaq dramatik ne i shprehim ngushëllimet të gjithë komunitetit tonë akademik”, ishte mesazhi i Universitetit Uade.



