Aksidentoi për vdekje një person, AMP arreston shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

Aksidentoi për vdekje një person, AMP arreston shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

 

Arrestimi i shtetasit A.M  u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndërruar jetë. 

 

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ. 

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy