Ndotja në plazhet shqiptare, nëna tregon se si vajza doli nga deti e mbuluar me pika nafte

Ndotja në plazhet shqiptare, nëna tregon se si vajza doli nga deti e mbuluar me pika nafte

Jonida Çeçe tregon se si vajza e saj e vogël rrezikoi shëndetin, pasi iu mbush trupi me pika nafte nga larja në det.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo ndau shqetësimin si prind dhe pushuese për ndotjen në plazhet shqiptare.

Ishim te Shkëmbi i Kavajës dhe ngjarja ndodhi mbas dreke, nga ora 2-3. Kur hyra pashë që krahëzat e vajzës po rrëshqisnin dhe trupi ishte me shenja të zeza, thashë çfarë janë këto pika.

Nuk ishte normale nga unë të filmoja turistët duke dalë nga deti, sepse dallga ishte e zezë. U mundova ta fshija me letra të lagura, por nuk pastrohej. Nuk iu interesojnë që situata të tilla të bëhen publike, se ndikon në turizëm. 

Nuk duhet të mësohemi që kjo gjë është normale. Morëm çantat dhe ikëm. Vajza dëgjoi dhe bisedat që ne bëmë dhe tha deti është katastrofë. Natyra të ka dhënë një det të bukur, të pastër dhe ti e keqpërdorur në këtë lloj forme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy