Filipine- 16 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me parmakët e betonit dhe ka rënë në përroskë.
"Shoferi humbi kontrollin e autobusit para se të binte në luginë", tha Ronniel Pabustan, një punonjës i urgjencës, për Associated Press me telefon.
Policia, trupat e ushtrisë, punuan për të nxjerrë viktimat nga metali i cili ishte shtypur. Ata përdorën barela dhe litarë për të çuar viktimat në luginë në një operacion shpëtimi që zgjati disa orë.



