Kuvendi ka votuar sot projektligjet e rendit të ditës, ku mazhoranca i ka kaluar 84 votat.
Partitë e kooalicionit kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi pasi kërkonin shumicë të cilësuar të votave.
Ligjet e paketes se reformes u votuan dhe nga dy ish-deputetët socialist Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët i përkasin partisë së re LIBRA.
7 projektligjet e reformës që u miratuan:
“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro
“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota pro
Gjatë se ancës u miratuan edhe projektligjet e tjera si: Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër
Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro
Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro



