Bie ndjeshëm kurba e infektimeve nga Covid, një viktimë në 24 orët e fundit

Bie ndjeshëm kurba e infektimeve nga Covid, një viktimë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 22 raste të reja me Covid, duke shënuar një ulje të infektimeve si dhe një viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit,: Janë kryer 647 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës. Gjithashtu ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,019 që nga fillimi i epidemisë. Janë 603 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy