Nënoficeri i batalionit special Skënder Hidri është lënduar sot gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit te mali Derjes.
Ai është dërguar në spital ku thuhet se gjendja e tij eshte e qendrueshme.
Njoftimi i Ministrise se Brendshme:
Gjate operacionit per shuarjen e zjarrit ne malin e Derjes ne Shen Gjergj te Tiranes, ka mbetur i lenduar ne kembe nje nenoficer i batalionit special, tetar Skender Hidri.
Menjehere tetar Hidri u dergua per ndihme mjekesore ne spital ku gjendja e shendetesore paraqitet e qendrueshme.
Gjithashtu deshirojme t’ju njoftojme se prej 2 ditesh, per shuarjen e zjarrit ne malin e Derjes ne Tirane jane angazhuar rreth 50 efektive te Forcave te Armatosura.



