Shakohoxha kundër Dukës, padi në prokurori: Jam kërcënuar familjarisht

Shakohoxha kundër Dukës, padi në prokurori: Jam kërcënuar familjarisht

Në kushtet e një vendimi gjykate të pashpallur dhe me një president të pezulluar nga Gjykata, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mbajë ditën e martë, më 15 mars, asamblenë për zgjedhjet për presidentit të ri.

Armand Duka në këto zgjedhje synon një mandat të gjashtë, teksa një çështje hetimore ka nisur në Prokurorinë e Tiranës, ndaj dy vartëseve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, për manipulim të votimeve nga klubet e futbollit.

Shtyrje të datës së zgjedhjeve ka kërkuar edhe kandidati në garë, Dritan Shakohoxha.

Federata Shqiptare e Futbollit mban nesër zgjedhjet për presidentin e ri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, por ndaj këtij veprimi në prokurori ka mbërritur pak ditë më parë edhe një kallzim në formë memo-je, nga kanditati për kryetar të FSHG, Dritan Shakohoxha.

Kërkoj paraprakisht, nga FSHF dhe nga shumë prej personaliteteve të futbollit në Shqipëri dhe ekipeve të futbollit që ata përfaqësojnë, që më datë 15.03.2022, ata të shmangin dhe bojkotojnë zhvillimin nga FSHF të një procesi zgjedhor fals, të paligjshëm, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe të manipuluar.

Në këtë padi, Shakohoxha hedh hedh dyshime edhe mbi delegacionin e UEFA-s që vizitoi Tiranën.

Misioni i vërtetë i delegacionit të UEFA-s, nuk ishte evidentimi i parregullsive në proces, por sigurimi përmes kërcënimit i një mandati të ri të Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka.

Prokurorët thanë se zhvillimi i asamblesë ditën e martë mund të bëhet objekt i hetimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy