Joe Exotic i njohur për serialin e tij “Tiger King” në Netflix është duke krijuar markën e tij të kanabisit nga qelia e burgut në Teksas.
Ish-pronari i tigrave ka bërë me dije se avokati i tij ka nënshkruar një marrëveshje licencimi me “THC Group” dhe “Kanabis” për të krijuar një linjë të produkteve të kanabisit në bashkëpunim me markën e tij “Tiger King”.
“Ne do të prodhojmë një sërë produktesh dhe të gjitha do të shiten në dyqane të ndryshme në Oklahoma, Colorado dhe California.”, shkruane në “Twitter” Joe Exotic, i cili emrin e vërtet e ka Joseph Maldonado-Passage.
Ndërkohë Small i tha TMZ-së se Exotic është i përfshirë drejtpërdrejt në biznes përmes telefonatave dhe mesazheve megjithëse është në burg.
Kujdestari i kafshëve të egra, Exotic thuhet se dëshiron të ndihmojë njerëzit me sëmundje të ndryshme që të gjejnë qetësi në linjën e tij të kanabisit, ndërsa të ardhurat e përfituara do të shkojnë për kujdesin e tigrave në kopshtet zoologjike.
Burimi: Maxim Përshtati: MCNtv.al



