I vendosur në qendër të ishullit verior të Zelandës së Re, qyteti i Taupo ndodhet nën hijen e majave të mbuluara me borë të Parkut Kombëtar Tongariro.
Ky qytet buzë liqenit me 40 mijë banorë është bërë kohët e fundit një nga destinacionet turistike më të njohura të Zelandës së Re, pasi alpinistët, peshkatarët e troftës, entuziastët e sporteve ujore dhe të përfshirët nga adrenalina kanë filluar ta eksplorojnë.
I shtrirë në 623 kilometër katror gjerësi dhe 160 metër thellësi, në të ndodhen disa dhoma magmë të zhytura në bazën e tij.
Liqeni Taupo nuk është vetëm liqeni më i madh i Australisë, është gjithashtu një pikë e nxehtë gjeotermale tepër aktive.
Çdo verë, turistët dynden për t’u larë në burimet e tij të nxehta dhe lundrojnë nëpër ujërat e tij jeshile smeraldi.
Mirëpo, liqeni është krateri i një super vullkani gjigant dhe brenda thellësive të tij qëndron historia shqetësuese e kësaj mrekullie piktoreske.
Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi rreth vitit 250 të Erës Sonë dhe ishte një nga shpërthimet më të mëdha të regjistruara në histori dhe më i madhi në 5000 vitet e fundit.
Sipas Institutit Kërkimor të Kurorës së Zelandës së Re, cituar nga BBC, liqeni mbulon zona më shumë se 100 km larg me rrjedhën mahnitëse.
Sot, super vullkani Taupo mbetet aktiv dhe aktualisht është 800 vjet i vonuar për shpërthimin e tij të radhës.



