Do udhëtoni drejt Holandës? Nga 25 shkurti karantinimi jo i detyrueshëm, ja çfarë ju nevojitet

Do udhëtoni drejt Holandës? Nga 25 shkurti karantinimi jo i detyrueshëm, ja çfarë ju nevojitet

Nga data 25 shkurt rregulla të reja janë parashikuar nga Hollanda per të gjithë ata qytetarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi.

Lajmin e bën me dije Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila njoftin se prej kësaj date do të hiqet kushti për karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që shkojnë në Holandë pas qëndrimit në një shtet të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ata duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit dhe testin negativ ndaj Covid që duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi. Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin: Certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen). Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Shko KËTU për të mësuar kushtet për çdo shtet

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy