Moti i keq përmbyt disa rrugë të Durrësit, ndalohen mjetet lundruese të vogla dhe anijet e peshkimit

Moti i keq përmbyt disa rrugë të Durrësit, ndalohen mjetet lundruese të vogla dhe anijet e peshkimit

Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë të qytetit u përmbytën.

Reshjet nisën me itensitet të lartë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 17 si dhe pjesërisht në lagjen 18, u bën të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë nisur natën e djeshme nga Italia, pritet të mbërrijnë në orar në portin e Durrësit.

Përkohësisht të bllokuara do të jenë mjetet lundruese të tonazhit të ulët si dhe anijet e peshkimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy