Delikate si Ariel, romantike si Belle apo moderne si Tiana. Disney në bashkëpunim me Allure Bridal lëshon një koleksion të fustaneve të dasmave të frymëzuara nga princeshat e saj. Ilustrimet e tre prej 16 modeleve që do të zbulohen në Javën e Modës Bridal në Nju Jorku, në Prill 2020 janë postuar në rrjetet sociale.



