
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një marrëveshje trevjeçare për gazin me Rusinë në një intervistë me kanalin televiziv serb Pink të dielën, duke e quajtur marrëveshjen “të favorshme” për vendin e tij.
Vuçiç tha se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër trevjeçare me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare e gazit të skadojë të hënën.
Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë dhe kështu do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, pjesa e parë, e cila është një kontratë trevjeçare.
Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.
Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse, raporton CNN.
Megjithëse Serbia mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ajo refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.



