Hyrja e xhandarmërisë serbe në një fshat të Kamenicës hap debat në Kosovë

Hyrja e xhandarmërisë serbe në një fshat të Kamenicës hap debat në Kosovë

Hyrja e disa trupave të xhandarmërisë serbe në në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka sjellë shumë reagime në Kosovë. Përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë, Selver Lenjani, i ka thënë gazetës “Zëri” se askush nga qeveria qendrore dhe as lokale nuk ka dalë në terren as të pyesë banorët.

Lenjani thotë se u kanë dërguar disa kërkesa institucioneve të vendit, ku i kanë njoftuar për hyrjen e shpeshtë të forcat serbe në këtë territor.

Edhe PDK e ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Partia Demkratike e Kosovës thotë se ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR-i është cenim i rëndë i sovrantitetit dhe sigurisë kombëtare. 

Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Ekspertët e sigurisë thonë se për këtë duhet të japë shpjegime KFOR-i. Eksperti i njohur, Ramadan Qehaja, thotë për mediat e Kosovës se kryeministri Avdullah Hoti duhet të kërkojë shpjegime nga komandanti i KFOR-it për këtë gjë, dhe se institucionet e Kosovës të mendojnë për prezencë të shtuar dhe vendosje statike të policisë kufitare në këtë dhe zona tjera.

Komanda e KFOR-it duhet të jep shpjegim zyrtar për këtë dhe Kryeministri duhet të kërkojë shpjegime për këtë nga Komandanti i KFOR-it. Institucionet e Kosovës duhet të mendojnë për prezencë të shtuar dhe vendosje statike të policisë kufitare në këtë dhe zona e tjera”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy