
Mjekja pediatre Sonila Brati, në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me situatën e virozëve në vendin tonë ku u shpreh se ka një fluks në rritje të fëmijëve me temperaturë të lartë që paraqiten çdo ditë në pediatri.
Ajo tha se kemi dy lloje gripash që qarkullojnë, por nga tamponët rezultojnë se nuk është covid, ndërsa shtoi se numri i vizita arrin në 40-50 në ditë.
Ka rritje të rasteve që ne evidentojmë këtë 15 ditëshin e fundit të vitit. Rastet kanë nisur të jetë prezentë qe nga vjeshta, shtatori, por dhe në këto ditë ka pasur rritje të fëmijëve që drejtohen tek ne, fëmijët e çerdheve, kopshteve që kanë simptoma ndonjëherë dhe të vështira, temperatura të larta, pastaj ka dhe infeksione të tjera si infeksionet te sytë, rrugët e sipërme respiratore, rinitete, bajame të qelbëzuara, pra ka shumë fëmijë që përveç temperaturës kanë dhe laringitete, bronkopneumoni etj. Ajo që po qarkullon nuk është covid, është virozë dhe grip. Janë dy lloje gripash që qarkullojnë tek ne, janë bërë një miks gjërash. Mund të them se temperatura e lartë është ajo që dominon më shumë, temperaturë deri 39.5 që shkon edhe deri në 1 javë. Dhe kur zgjat është pak e vështirë të përballohet, zgjat në ditë dhe kohë të gjatë dhe kjo shqetëson dhe prindërit.
E pyetur se kur duhet ti drejtohemi mjekut dhe çfarë mund të bëjmë për të shmangur sado pak këtë situatë, mjekja tha se nëse temperatura lartë zgjat më tepër se 24 orë menjëherë duhet ti drejtohemi pediatrisë, ndërsa shtoi se duhet të shmangen sa më shumë vendet e mbyllura.
E para në periudhën e gjatë që kemi pasur të covid, virozat janë shumë më të shtuara normalisht. Megjithatë virozat këtë vit janë më shumë agresive sepse vijmë pas një periudhe të gjatë covid. Jo se ato nuk kanë ekzistuar më përpara sepse kemi qene me këto viroza dhe para covid, por këto ditë përveç temperaturës së lartë ka dhe fëmijë me rruf, kollë, gricje fyti, ne tamponin e bëjmë e para për të ndarë rastin për të ditur si duhet trajtuar dhe në të shumtën e rasteve nga tetori nuk kemi asnjë fëmijë me covid, pra janë viroza. Padiskutim që prindërit duhet të alarmohen kur fëmija ka temp mbi 39, duhet patjetër ti drejtohet mjekut. Nuk duhet lënë fëmija 2 apo 3 ditë me këtë temperaturë. Drejtimi duhet të bëhet pas 24 orëve të para. Këto ditë kemi qenë në një numër të lartë vizitash 40-50 në ditë, përgjithësisht janë mosha e çerdheve dhe kopshteve, por ka dhe nga ata të shkollës. Problematike janë çerdhet 0-1 vjeç. Shmangia është e vështirë në këtë periudhë, kur ambientet mbingarkohen, duhen shmangur ambientet e mbyllura, ambientet e lodrave, qendrat tregtare sepse aty është më e lartë mundësia për tu sëmurur.



