16 të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë testuar 475 mostra e 196 kanë rezultuar poizitive.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna e Pejës 20 raste, komuna e  Ferizajt 15 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Prizrenit 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Malishevës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Deçanit 5 raste, komuna e Istogut 4 raste, komuna e Kaçanikut 4 raste, komuna e Dragashit 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Klinës, Obiliqit dhe Skenderajt.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy