Lavdosh Ferruni, ambientalist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se nuk ka transparencë për ndërtimin e hecit të Roskovecit.
Duke vijuar, Ferruni tha se edhe nëse ka një leje për ndërtimin e hecit, është antiligjore dhe se ndërtimi i tij do të prekë qindra familje në zonë.
E shoh këtë çështje shumë më gjerë sesa një ndërtim aty. Një investim që dikush e quajti strategji. Është strategji perverse.
Janë disa vepra të tilla, ku në mes të Shqipërisë është ky teci Roskovecit. Kemi të bëjmë, jo me një çështje specifike. Por ka lidhje të ngushtë me komunitetin. Siç është rasti i Rrjollit, e njëjta gjë është në Roskovec dhe Konispol. Oligarkia së bashkë me vendimmarrësit e PS, injorojnë çështjen e ekosistemit, ku njerëzit janë pjesë e ekosistemit. Nuk mund të flasësh vetëm për sipërfaqe, por për njerëzit që kanë lidhje me këto sipërfaqe. Nuk është fjala që po ndërtohet në 4 ha. Ka probleme më komplekse. Nëse ndërtohet ndotja e madhe do të përjashtojë nga jetesa normale me qindra familje që jetojnë bazuar tek bujqësia. Kjo vepër industriale, jo vetëm që është në tokë bujqësore, se është antiligjore.
Nuk ka transparencë për këtë gjë.
Vendimi për lejen e ndërtimit është marrë me 31 tetor të vitit të kaluar. Ka një lidhje, është një ditë pasi është marrë e pandehur Balluku. Kemi një dokument që është marrë një vendim i tillë, por nuk është i publikuar. Kompania mund të ketë një lejë ndërtim i, por zyrtarisht nuk ekziston një leje ndërtimi. Edhe nëse ekziston është marrë jashtë ligjit. Që të merret leje ndërtimi duhet të ketë leje mjedisore etj. Ne jemi në proces gjyqësor.



