“Putin le të vijë në Kiev”, Zelensky hedh poshtë propozimin e presidentit rus

“Putin le të vijë në Kiev”, Zelensky hedh poshtë propozimin e presidentit rus

Presidenti Volodymyr Zelensky i është kundërpërgjigjur propozimit të Vladimir Putinit për t’u takuar në Moskë.  E ka kundërshtuar dhe ka sugjeruar që takimi mes tyre duhet ët bëhet në Ukrainë. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste me ABC news.

"Ai mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën raketa, nën sulm, çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi.", tha Zelensky.

Putin ka shmangur një takim ballë për ballë me presidentin e Ukrainës, por me herët ai u tha mediave se nuk I ka përjashtuar asnjëherë bisedimet e drejtpërdrejta dhe nëse Zelensky sipas tij e do një gjë të tillë duhet të shkojë në Moskë. 

Mediet shkruajnë se një takimi midis dy udhëheqësve do të ishte një hap vendimtar drejt negociatave për t'i dhënë fund luftës në shkallë të plotë në Ukrainë, e cila po vazhdon prej tre vjetësh e gjysmë.

Ndërkohë pas bisedimeve me Putinin në Alaska më 15 gusht, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po punonte për të mundësuar  një takim të mundshëm midis udhëheqësve rusë dhe ukrainas, por që deri tani nuk ka pasur asnjë arritje.

Sipas Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, një samit dypalësh midis Putinit dhe Zelenskyt "nuk është aspak gati", pavarësisht deklaratave të Trumpit. Ai u tha mediave se Zelensky nuk është një udhëheqës legjitim. 

Zelensky më parë ka shprehur gatishmërinë për t'u takuar me Putinin në terren neutral, përfshirë gjatë bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll në fillim të këtij viti - një propozim i refuzuar nga Moska.

Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të negociuar përfundimin e luftës, Moska ka refuzuar thirrjet për armëpushim dhe ka vazhduar të shtyjë përpara kërkesat maksimaliste, përkatësisht, ndalimin e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n dhe kontrollin mbi Donetskun, duke përfshirë zonat që nuk kontrollohen nga forcat ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy