Keçi: Kur mora drejtimin e k.s. Tirana kishte skepticizëm për mua. Ju rrëfej çelësin e suksesit

Keçi: Kur mora drejtimin e k.s. Tirana kishte skepticizëm për mua. Ju rrëfej çelësin e suksesit

Drejtuesja e klubit sportiv Tirana Deborah Keçi, duke folur për emisionin “Stay Tuned” theksoi se çelësi i suksesit të bardhebluve është puna në grup.

Ndër të tjera ajo rrëfen se kur mori detyrën kishte skepticizëm se si do të mundet një vajzë e re të transformojë klubin sportiv Tirana.

Çelësi i suksesit është puna në grup. Mbaj mend para 3 viteve kur kryetari i bashkisë më propozoi për të marrë drejtimin e klubit, ka qenë ajo stepja e parë. Sepse është peshë dhe përgjegjësi e madhe të drejtosh klubin më të madh në Shqipëri, klubin më me peshë, që ka nxjerrë ikonat më të mira të sportit shqiptar. Mbaj mend që atëherë ka pasur edhe sy skeptikë për qark, sepse gjithmonë në krye të sportit kanë qenë figura shumë të rëndësishme të sportit bardheblu. Kur mora drejtimin të gjithë ishin skeptikë, kjo vajzë e re që s’është as nga Tirana, unë jam gocë Durrësi. Kjo do ta transformojë klubin e Tiranës?! Qëllimi kryesor ishte për të ngritur një skuadër, që ashtu sikurse unë këtë punë e kam me dëshirë, me pasion, do doja që edhe njerëzit që punojmë bashkë të ndanin të njëjtin pasion për sportin, po të njëjtën dëshirë për të ndryshuar gjërat, po të njëjtën dëshirë për të motivuar sportistët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për të dhënë më shumë për sportin shqiptar. Ky është çelësi kryesor i suksesit në këto tre vite. Një punë e përbashkët, nga ato njerëz që ndoshta nuk duken fare në skenën e parketit, në dritat e kamerave, duke filluar nga punëtorët e terrenit duke vazhduar te ata që merren me financën, sektorin juridik, fotografin, ai që merret me median, rrjetet sociale. Prej 3 vitesh jam krenare që Tirana i është rikthyer sukseseve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy