
Yousef Alhelou, gazetar i Al Jazeera-s tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se Gaza po shndërrohet një kamp shfarosjeje ku çdo ditë po i merret jeta qytetarëve të pafajshëm.
Sipas Alhelou-t nuk ka asnjë përpjekje për t’i dhënë fund kësaj situate.
Ajo që po ndodh në Gaza është ndëshkim kolektiv. Kjo situatë është e papranueshme.
Ne palestinezët po paguajmë një çmim të lartë. Është marrë jeta e 52 mijë palestinezëve dhe palestinezët janë kthyer në një kurban.
Netanjahu e pëlqen ndëshkimin e palestinezëve dhe gëzon edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Gjithçka ka nisur 67 viteve më parë dhe vazhdon ende. Palestinezët kanë pritur të arrijnë vetëvendosjen para shumë kohësh, por nuk po lejohen të jetojnë të lirë. Gaza po shndërrohet në një kamp përqendrimi dhe ky kamp po shndërrohet në një kamp shfarosjeje. Gaza ka qenë gjithmonë një tenxhere me presion.
Ky është gjenocid, por ne nuk po shohim mbështetje dhe përpjekje për t’i dhënë fund kësaj situata, as nga SHBA, dhe as nga evropianet në veçanti.
Alhelou tha se ngjarja e djeshme në Liban ishte një sulm i sofistikuar kibernetik.
Ishte një sulm i sofistikuar kibernetik që përfundoi me plagosjen e gati 3 mijë personave. Izraeli pritet ta vazhdojë këtë luftë, ndërkohë që vijon të derdhë lot krokodili që të mbajë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Shumë jetë të pafajshme u morën edhe pse Izraeli e dinte për sulmin pasi nuk do t’i shohë palestinezët të ecin përpara.
Sipas Alhelou-t, edhe nëse Hamasi eliminohet rezistenca e palestinezeve do të vazhdojë pasi është shekullore.
Edhe nëse Hamasi eliminohet, rezistenca do të vazhdojë sepse është shekullore.
Ka pasur një situatë të ngjashme në Kosovë kur Arafati ishte gjallë. Edhe nëse Izraeli e shtyp rezistencën e popullit në Gaza, atij nuk do t’i falet vuajtja. Edhe nëse Izraeli e ndal këtë pushtim, në Lindjen e Mesme nuk do të jetë asnjëherë qetësi.



