Arrestimi i avokatit/ Beqiri: Prokuroria është kthyer në organ represiv (VIDEO)

Arrestimi i avokatit/ Beqiri: Prokuroria është kthyer në organ represiv (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri, arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan, e cilëson si të tepruar, duke thënë se burgosja është një masë represive ndërkohë që ka masa të tjera parandaluese.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se avokati dhe prokurori janë palë dhe nuk mundet që avokati të konsiderohet si kundërshtar nga gjykata.

Sipas tij, paralajmërimi i avokatit për kallëzim ndaj prokurorit është i drejtë, për sa kohë gjendet fakt penal.

Beqiri shtoi se Prokuroria është kthyer në një organ represiv, ku 90% të masave të sigurisë i kërkon “arrest me burg”.

Organi i akuzës është kthyer në një organ represiv i cili mendjen e ka te burgu. E kanë bërë praktikë arrestin me burg pa afat, e kanë bërë të zakonshme, ndërsa për masat e tjera nuk iu shkojnë në mend. 

Rreth 90% e rasteve që kanë kryer vepra penale, si masë sigurimi ndaj tyre merret arresti me burg, kur masat fillojnë nga detyrim paraqitje, heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit, vendosja e garancisë pasurore, pastaj mund të shkosh te arresti në shtëpi dhe e fundit fare është arresti me burg.

Këta 90% vendosin arrest me burg dhe 10% këto masat e tjera. Organi i akuzës duke i çuar në gjykatë 90% të rasteve në arrest me burg, është kthyer në një organ represiv. 

Dhe gjykatat tremben se po mos të japin masë më të butë gjykatat, prokurorët ankohen se thonë ne e fusim në burg, gjykata i nxjerr. Dhe gjykata i bie shkurt, që çfarë kërkon prokurori, ajo masë lihet. 

Përgjegjësia bie mbi organin e akuzës dhe këta janë aq represiv sa dhe për një avokat i vajti mendja që ta arrestojë. Ke goditur lirinë dhe të drejtat e njeriut, si njeri i ligjit.

Vendimin për bojkotin 5 ditë të seancave gjyqësore, Beqiri e sheh si mësim që i jepet sistemit gjyqësor.

Ky është një mësim që i jepet gjyqësorit në Shqipëri dhe vetë organit të akuzës që do të thotë se gjyq pa mbrojtës ligjorë nuk bëni dot dhe do të respektoni institucionin e mbrojtjes, duke e vendosur të barabartë me prokurorin. Prokurori mbron të drejtën e shtetit, avokati mbron të pandehurin. 

Beqiri shtoi se sistemi gjyqësor është nëntë vite pas me dosjet, ndonëse nuk pranon që të ketë dështuar reforma në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy