Ruzhdi Keraj flet për piktorin Jakup Keraj: Artist i jashtëzakonshëm, nuk i janë njohur vlerat

Ruzhdi Keraj flet për piktorin Jakup Keraj: Artist i jashtëzakonshëm, nuk i janë njohur vlerat

Artisti Ruzhdi Keraj foli sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV edhe për piktorin Jakup Keraj. Duke e cilësuar si emblemë të familjes, Ruzhdi Keraj tha se piktori nuk është vlerësuar për atë që ka merituar vërtetë.

Sipas tij Jakup Keraj është luftuar nga pushteti i asaj kohe pasi kishte potenciale të tjera dhe ishte ekzemplar i pikturës shqiptare.

“Unë jam rritur me Jakupin, e kam pasur emblemë të familjes. Ai ka qenë disa vite më i madh se unë. Shkruajta për Jakupin një monografi artistike. Ai ishte artist që kishte penelin jo fjalën, aty fliste. Të gjitha pikturat e tij flasin sytë. Jakupi asnjëherë nuk është respektuar aq sa e ka merituar. Ai është luftuar nga pushteti, nga partia, nuk i lanë liri potenciale për tu shpreh. Jakupit ajo parti dhe ai pushtet i futi frikën, kishte tjetër mundësi shpërthimi, ai ishte ekzemplar i pikturës shqiptare. Një potencial të tillë të madh rrallë ka për ti ardhur këtij vendi. Ai ekspozonte vetë atë që duhej të ekspozonte. Familja e tij ka një numër të madh pikturash”, tha Keraj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy