Maqedoni e Veriut/ Grubi: Shqiptarët shënuan fitore rekord me 32 deputetë, mund të marrim edhe kryeministrin (VIDEO)

Maqedoni e Veriut/ Grubi: Shqiptarët shënuan fitore rekord me 32 deputetë, mund të marrim edhe kryeministrin (VIDEO)

Shefi i Kabinetit të Bindjes Demokratike për Integrim, Artan Grubi të enjten deklaroi se vota e shqiptarëve e përcaktoi vlerën e saj të vërtetë një ditë më parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I ftuar përmes një lidhje me Skype për edicionin informativ të lajmeve në televizionin TVT, Grubi tha se qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut arritën pritshmëritë e tyre, duke fituar për herë të parë në Kuvend 32 deputetë nga 120 që janë gjithsej.

Ai theksoi se ky numër i fituar deputetësh shqiptarë, mund të konsiderohet një rekord dhe me gjasë për të parën herë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryeministri i vendit mund të jetë një shqiptar.

Grubi tha se ne besojmë se kjo gjë do të ndodhë, pasi ne kemi bërë shumë në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij, kjo do të thotë se shqiptarët janë të denjë në këtë vend për t’i prirë institucioneve, pasi një premtim i tillë parazgjedhor, nisi me deetnizimin e shtyllës së fundit monoetnike dhe eskluzive për maqedonasit që veçanërisht ishte rezervuar vetëm për ata dhe ky ishte posti i kryeministrit të republikës.

A arriti BDI-ja pritshmëritë që kishte në këto zgjedhje dhe si e komenti ju rezultatin e këtyre zgjedhjeve?

Grubi: Absolutisht që po, besoj se edhe qytetarët shqiptarë i arritën pritshmëritë e tyre, duke u rreshtuar për të 16-ën herë prapa z.Ali Ahemti dhe Bashkimit Demokratik dhe Integrim dhe arritjes së një fitoreje gjigante në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët, se akoma nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por për herë të parë në Kuvend kanë rreth 32 deputetë nga 120 gjithsej. Maksimumi që ne kemi patur më herët ka qenë 29 deputetë në vitin 2008, ndërsa këto zgjedhje kanë shënuar një rekord të ri dhe përfaqësimi shqiptar do të jetë maksimal. Do të kishte qenë një rezultat edhe më i madh nëse do të ishin bashkuar partitë opozitare shqiptare, por ja që një gjë e tillë nuk u arrit. Megjtihatë, ne jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat për arsye se shqiptarët për një masë të madhe, rreth 80% e tyre përkrahnin konceptin e zgjedhjes së një kandidati shqiptar për kryeministër të qeverisë. Dhe numrat që ne kemi sot na e mundësojnë atë, ndërsa partitë politike opozitare shqiptare janë zotuar se do ta mbështesin BDI nëse do të fitonte në zgjedhje, në përpjekje për të maksimalizuar kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

Cili do të jetë hapi i radhës i BDI-së dhe kur do të nisin bisedimet për koalicion me LSDM?

Grubi: Hapi i radhës do të jetë pritja e rezultatit përfundimtar, të cilat besohet se do të dalin shumë shpejt sot. Pastaj janë afatet e ankesave, të cilat zgjasin 72 orë dhe në përfundim të kësaj procedure ne do të mësojmë se si do të jetë përbërja e Kuvendit. Pastaj do të vijojnë negociatat se me cilën forcë politike mund të kapitalizojmë interesat e shqiptarëve. Është një garë e ngushtë edhe midis partive maqedonase, tani për tani, dallimi mes tyre është dy deputetë. Ose edhe mund të barazohet apo dallimi mes tyre të jetë vetëm nje deputet. Mos harroni se BDI që në orët e para të mëngjesit kishte 16 deputetë, ndërsa pas disa kalkulimeve shtesë në KQZ një deputet i joni kaloi tek Lidhja Social Demokrate. Me këtë rast po them se BDI do të bëhet çelsi absolut i formimit të qeverisë së re dhe gjithmonë kur kemi fituar ne kanë fituar edhe qytetarët shqiptarë.

Më në fund kemi një kandidat shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut. A ka qenë një karrem electoral apo vërtetë besoni se janë pjekur kushtet që qeverinë ta drejtojë një shqiptar?

Grubi: Ne jo vetëm e besojmë, por besojmë se një gjë e tillë do të realizohet. Për arsyen se kemi arritur shumë në Maqedoni. Realizuam Marrëveshjen e Ohrit dhe Gjuha Shqipe është po aq zyrtare sa është edhe në Shqipëri, sa ç’është edhe në Kosovë. Flamuri shqiptar është po aq zyrtar sa në Tiranë dhe madje më shumë se sa është në Prishtinë. Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin i kemi në Shkup. Kemi patur shqiptar që ka qenë kryetar i Parlamentit, Ministër të Mbrojtjes, Ministër të Punëve të Brendshme, Avokat Shtetit, Avokat Populli, Kryetar të Gjykatës Supreme, Kryetar të Gjykatës Kushtetues, Kryetar të Federatës së Futbollit kjo do të thotë se shqiptarët janë të denjë në këtë vend për t’i prirë institucioneve dhe tashmë ne këtë premtim para zgjedhor tonin ne filluam deetnizimin e shtyllës së fundit monoetnike dhe eksluzive për maqedonasit që ishte rezervuar për maqedonasit dhe ky ishte posti i kryeministrit. Prandaj me numrat që janë të paraqitura si rezultat i zgjedhjeve të djeshme vlerësojmë se është e arritshme që të zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë dhe z.Ziberi t’i prijë qeverisë si një shqiptar i parë, i cili do t’i prijë Maqedonisë.

Pak ditë më parë në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm bëri bujë deklarata e z.Zoran Zaev se vota e shqiptarëve nuk vlen as 5-së pare. Do të ndikojë shprehja e z.Zaev në negociatat tuaja dhe sa vlen me të vërtetë vota e shqiptarëve?

Grubi: Vota e shqiptarëve dëshmoi vlerën e vet dje, 32 deputetë në Kuvend. Më vjen shumë keq për deklaratën e z.Zoran Zaev që kishte bërë dhe për të cilën nuk gjeti asnjë moment që të shprehte keqardhje për të apo të kërkonte ndjesë ndaj shqiptarëve që i konsideroi të pavlerë dhe që i etiketoi se vlejnë pesë pare. Mirëpo, shqiptarët vërshuan masivisht në votime dhe ia dëshmuan Zaevit vlerën e vëretetë të tyre, duke fituar 32 deputetë gjithsej, një numër që nuk e kemi patur asnjëherë më parë. Këto deklerata ishin bërë për të përfituar ca vota më tepër, por ai e ka zakon që i ndryshon deklaratat e veta dhe shprehet se gjithçka çfarë u tha ishte sa për fushatë zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy