Baçi: Sjellja e Ramës me opozitën arrogancë e pastër. Protesta shuajti diferencat midis Bardhit dhe Berishës (VIDEO)

Baçi: Sjellja e Ramës me opozitën arrogancë e pastër. Protesta shuajti diferencat midis Bardhit dhe Berishës (VIDEO)

Gazetari Agim Baçi tha në MCN Live se sjellja e kryeministrit në raport me opozitën është “arrogancë e pastër”, duke shtuar se opozita ka të drejtë të bllokojë Parlamentin për sa kohë i mohohet e drejta kushtetuese për komisionet hetimore. Sipas Baçit protesta shuajti diferencat e Bardhit dhe Berishës, dhe sipas tij grupi i Bardhit tanimë është te politika e Berishës. 

Kemi të bëjmë me arrogancën e pastër të kryeministrit, që tha shkoj në Kuvend kur të dua, dhe komisionet hetimore ndërtohen nëse dua unë. Është arrogancë e pastër. Mazhoanca s’ka pasur fuqi t’i imponohet kryeministrit, ka pranuar që edhe kryetar parlamenti, kryetar shteti, është z.Rama. Unë e kuptoj, duke patur parasysh çfarë pasojash kishte komisioni i inceneratorëve, e ka bërë mazhorancën, z.Rama të mendohet mirë para se të lejojë komisionet hetimore. Rama ka bërë një autogol në publik, pasi çdo gjë që ai thotë, që unë zbatoj ligjin, rrëzohet në momentin kur shpërfill Kushtetutën, ku mjafton 35 deputetë të firmosin dhe komisioni hetimor duhet të ngrihet.

Në 10 komisione që ka propozuar opozita, janë miratuar vetëm 2. Komisioni për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit nuk funksionoi, sepse mazhoranca e ngatërroi me kalendarin e punimeve Ka një argument nga mazhoranca, që gjërat që janë hetuar....Por bie fjala komisioni hetimor për Beketin, ka mbaruar çdo lloj hetimi, pse s’e lejoke komisionin parlamentar?! Aty ka deputetë socialistë që unë mendoj janë njerëz të ndershëm. Opozita ka të drejtën legjitime, beteja është normale në Parlament. Është e drejtë e tyre të bëjnë komisionet hetimore. Por Rama ka parasysh fundin e komisionit të inceneratorëve, kur njerëz të tij shkuan pas hekurave. Po pse gjithmonë ndërkombëtarët do ndërhyjnë në të tilla çështje. 
Opozita ka të drejtë të bllokojë punimet e Parlamentit, për sa kohë mazhoranca në mënyrë arrogante e pengon këtë të drejtë kushtetuese. Këto ndodhin kudo në çdo Parlament, por s’kemi kaq arrogancë. Kjo arrogancë duhet të marrë fund një herë mirë. Këtu  çështjet e protestës, janë për të rregulluar jetën politike në opozitë, nuk ndryshon asgjë. Kur nuk u rrëzua Berisha në 21 janar. 

Fatkeqësisht, edhe afrimi i z.Bardhi tani është te politika e Berishës. Sepse vet Berisha si natyrë nuk pranon që ti të bësh politikë ndryshe, duke qenë ngjitur me të. Protesta e shuajti diferencën midis Bardhit dhe Berishës. Tani këta janë te politika që bën z.Berisha. Rama gëzohet dhe investon duke e lënë këtë lloj loje. Është e turpshme ajo që ndodh me gjykatat, një ditë i jep të drejtë Gazit, një ditë Lulit, një ditë Berishës. Të ndryshojnë ligjin, që gjykata ta zgjidhë çështjen në mënyrë të shpejtë. Nuk them se i kontrollon Rama, por autocensura është më e keqe se censura. Opozita duhet të organizohet dhe të ndryshojë ligjin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy