Gjendet trupi i 20-vjeçarit që ra në shpellën e Pëllumbasit

Gjendet trupi i 20-vjeçarit që ra në shpellën e Pëllumbasit

Gjendet pas 15 ditësh trupi i pajetë i 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili ra aksidentalisht në Shpellën e Pëllumbasit. Trupi u gjet nga palombarët e Reneas në lumin Erzen, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

"Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç", tha policia.

Ngjarja ndodhi më 19 maj në zonën turistike të Shpellës së Pëllumbasit, në kryeqytet. Dy të rinjtë Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini (pjesë e një grupi turistësh shqiptar) ranë nga lartësia. Dukagjini mbeti në një grykë kanioni, por u shpëtua nga shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses.

Ndërkohë, trupi i Seferit u kërkua për ditë me radhë po pa rezultat deri ditën e sotme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy