Gjergj Bojaxhiu denoncoi në Zululand faktin që mu në oborrin e PS-së po bëhet një ndërtim pa leje. Ai e ka fjalën për Bar Austrian, që është shembur e po ndërtohet nga fillimi, gjë që do të thotë se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për restaurim, por për rindërtim. Pamje nga ajo që po ndodh atje, Bojaxhiu i ka nxjerrë në sitin e lëvizjes Sfida.
Më tej, biseda e tij me Nanon u përqëndrua te situata politike. “Një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë elektoral do të jetë kufizimi me ligj i pushtetit të politikanëve, që shpesh herë janë ndjerë mbi ligjin në këtë vend”, tha Bojaxhiu, duke insistuar te ideja për ta shtrirë Vettingun edhe te klasa politike. “Nuk ka kuptim që klasa politike, që është përgjegjëse për korrupsionin e madh, të vendosë Vettingun për gjyqtarët e ajo vetë të mbetet jashtë Vettingut”, tha ai.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



