Pas mbylljes së kutive të votimit, sondazhet e para nxjerrin fituese në Austri Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë e cila duket se po shkon drejt një fitores në zgjedhjet e përgjithshme nën drejtimin e Herbert Kickl.
Bazuar në rezultatet e para, partia e Kickl është në avantazh me 29.1%, pothuajse tre pikë përpara Partisë Popullore konservatore me 26.2%, por shumë larg shumicës.
Faleminderit, faleminderit çdo votuesi! Sot austriakët bënë historinë.
Kjo është deklarata e parë nga zëdhënësi i FPO, Michael Schnedlitz, pas të dhënave të para që tregojnë epërsi të Partisë së Lirisë.
"Popullsia ishte qartësisht në favor të ndryshimit", shtoi ai.
Rreth 6.3 milionë austriakë hodhën votën e tyre, në një garë të dominuar nga çështjet e migrimit dhe azilit, si dhe nga inflacioni dhe lufta në Ukrainë.



