
Në studion e “Të Paekspozuarit”, Agron Gjekmarkaj u ndal në disë prej arsyeve që sipas tij sollën humbjen e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjekmarkaj tha se kryesorja është mosbesimi i shqiptarëve, pasi PD nuk është më ajo që u themelua në ’90-n.
Është dinamika e fortë e përçarjes së PD, fuqia e konsumimit të lidershipit të PD, mungesa e gatishmërisë për të ndjekur ritmin e shoqërisë. PD ka mbetur pas. Por themelore është drama që PD po përjeton nga 9 shtatori, kur zoti Basha mori vendimin personal për të përjashtuar Sali Berishën nga PD. Nga ai moment, PD hyri në luftë civile. Përçarja është gjëja më e dukshme. Është ndjesia që shqiptarët kanë që PD-ja nuk është më ajo që u themelua në 90. Ajo është shndërruar në retrograde, në një parti rurale, që nuk ka raport të mirë me botën intelektuale. Shoqëria e gjykon dhe në njëfarë mase tërhiqet.



